Orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zona të ndryshme të vendit.

Por gjatë mesditës pritet të kemi një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit duke bërë që në territor të ketë kthjellime. Orët e mbrëmjes pritet të rikthejnë vranësirat dhe reshjet e pakta të shiut.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS 5 PRILL 2023
Artikulli tjetër‘KËTË TË MËRKURË DO TË ZBULOHEN SEKRETET E MBAJTURA TË FSHEHURA’, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT