Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 35°C

në zonat bregdetare 22 deri 34°C

Artikulli paraprakDITË DINAMIKE DHE PLOT MUNDËSI…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërROBERT F. KENNEDY JR TËRHIQET NGA GARA PRESIDENCIALE NË ARIZONA, KËRKON NJË MARRËVESHJE ME TRUMP