Territori shqiptar mbetet i përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të gjithë vendin tonë intervale të gjata me vranësira të shpeshta.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në vendin tonë, duke bërë që në ultësirën perëndimore të ketë edhe momente me pika shiu.

Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprak‘KENI PARA NJË DITË PRODUKTIVE, DO TË JENI MË BINDËS SE ZAKONISHT ME TË TJERËT’ ,PARASHIKIMI I HOROSKOPIT PËR TË ENJTEN
Artikulli tjetërMETA: SA HERË VIJ NË SHKODËR AQ MË SHUMË BESOJ SE MË 14 MAJ NDRYSHIMI DO JETË I JASHTËZAKONSHËM