Pjesa e parë e ditës do të sjelli orë të shumta me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa pas mesdite pritet që në të gjithë territorin shqiptar të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Artikulli paraprakDITA DO TË JETË SHUMË E FRYTSHME PËR JU… HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërBILANCI I NJË VITI, BIRN: ÇFARË E SHËNJOI 2022-SHIN PËR SHQIPTARËT