E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në veri, veriperëndim. Sipas parashikimit të bërë nga meteorologia Rezarta Xhakollari temperaturat minimale do të luhaten 4- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri , 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 balle ne det te hapur.
Sa i përket motit nëpër botë parashikohet që ishujt britanikë, Skandinavia dhe Evropa qendrore do të jenë me vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi. Ecropa jug-perëndimore do të jetë me vranësira dhe diell, Evropa juglindore do të jetë me diell