Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, në mesdite vranësirat do të marrin zhvillim deri mesatare ku priten reshje lokale në formën e stuhive dhe rrebesheve të izoluara.
Temperaturat minimale do të luhaten 6- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 19 – 22°C në veri, 21 -25°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.