Dita e enjte do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të nisë me kthjellime, por prej mesditë pritet të kemi shtim gradual të vranësirave të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë të dendura në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina, era fiton shpejtësi deri në 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në zona malore 5 deri 21°C
-Në zona e ulëta 6 deri 25°C
-Në zona bregdetare 9 deri 25°C