Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 23°C

në zonat e ulëta 12 deri 26°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C

Artikulli paraprakNË DASHURI ËSHTË NJË MOMENT PAKSA DELIKAT…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSTUHI TË FUQISHME GODASIN SHTETET E BASHKUARA