Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në shtim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Këto vranësira në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në relievet e larta malore të vendit reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim perëndim- jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 24°C

në zonat e ulëta 9 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 28°C

Artikulli paraprakMOS MENDONI SHUMË PËR TË KALUARËN PËRNDRYSHE…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërU DHUNUA ME DOREZË HEKURI DITËN E DJESHME, JA SI ËSHTË GJENDJA SHËNDETËSORE E AVOKATIT SOKOL MËNGJESI