Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët ( pika) pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 32°C

në zonat bregdetare 19 deri 32°C

Artikulli paraprakDUHET TË KALONI MË SHUMË KOHË ME PARTNERIN…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT, 93 OPERACIONE GJATË MUAJIT QERSHOR