Fillimi i javës në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim deri të dendura të pasuara nga reshje shiu me rrebeshe dhe stuhi në zonat malore pjesërisht zona qendrore pasdite.
Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-19 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 28-29°C deri në 33-34°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.