Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht në bregdet në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen 13 deri 31°C në zonat malore, 15 deri 35°C në zonat e ulëta dhe 18 deri 34°C në zonat bregdetare.

Artikulli paraprakGARA E PAGAVE NË 2023/ GRATË KRYESOJNË NË POZICIONET DREJTUESE, POR BURRAT DOMINOJNË NË…
Artikulli tjetërVIJON OPERACIONI “TERRITOR I PASTËR”, ASGJËSOHEN 14.209 FIDANË DHE BIMË KANABIS