Në vendin tonë do të vazhdojë të mbizotërojë mot i qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb këto masa ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor -Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.