Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në verilindje e juglindje alternime vranësirash deri mesatar. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.