Vijon ndikimi i masave ajrore nga Afrika duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë republikën e Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, përjashtim bën vetëm skaji verilindor dhe juglindor ku pas mesditës do ketë vranësira kalimtare. Këto kushte atmosferike mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 39°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.