Edhe gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sipas Meteoalb, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore do të diktojnë kthjellime dhe temperatura të larta gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat malore duke gjeneruar dhe rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30-35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI I KOSOVËS, AVDULLAH HOTI SOT NË TIRANË! TAKIM ME RAMËN, METËN E BASHËN (AXHENDA)
Artikulli tjetërISH-KRYETARJA E GJYKATËS SË LARTË ‘NGEC’ NË VETTING, KPK SHKARKON NGA DETYRA SHPRESA BECAJ