Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Artikulli paraprakKUVENDI MBAN SOT SEANCËN E FUNDIT PLENARE PËR 2021, PRITET TË RRËZOJË DISA DEKRETE TË METËS
Artikulli tjetërSHQIPTARI VDIQ NË BURG, LOTËT E NËNËS: AS NJË ASPIRINË S’KA PIRË NË JETË