Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.

Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e martë në ndikimin e motit të thatë, por të ftohtë në të gjithë territorin shqiptar. Vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës, ku më të theksuara do jenë në rajonin Verior dhe Juglindor, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakDOGJËN 4 FLAMUJ KOMBËTAR TË SERBISË, VIHEN NË PRANGA 2 PERSONA
Artikulli tjetërSIMPTOMAT AFATGJATA, HAPET PAVIONI POST-COVID NË SANATORIUM