Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Europa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore, vranësirat do të jenë prezente por reshje dëbore do ketë vetëm në zonat të izoluara të juglindjes. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11 °C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakBASHA PUBLIKON REZOLUTËN: MË 18 DHJETOR DO ZGJEDHIM TË ARDHMEN, PËR TA SHNDËRRUAR PD NË FORCËN QEVERISËSE QË SHQIPTARËT MERITOJNË
Artikulli tjetërTORNADOT SHKATËRRUAN QYTETE TË TËRA NË KENTAKI, NUMRI I VIKTIMAVE MUND TË SHKOJË NË 100! BIDEN SHPALL GJENDJEN E FATKEQËSISË