Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24 orëshit duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara ato do të jenë në zonat malore lindore. Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe era duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT RRUGOR NE VAUN E DEJES, PLAGOSET RENDE 51 VJECARI
Artikulli tjetërKORONAVIRUSI NË SHQIPËRI, RASTET E REJA U RRITËN NË JAVËN E FUNDIT! SITUATA NË SPITALE E QËNDRUESHME