Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të larta transparente në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10m/s, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 9°C

në zonat e ulëta -1 deri 18°C

në zonat bregdetare 5 deri 19 °C

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

Artikulli paraprakPËRGATITUNI TË PËRJETONI EMOCIONE TË FORTA, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërKINË/ TËRMET 6.2 BALLË NË GANSU DHE QINGHAI, 118 VIKTIMA DHE MBI 432 TË PLAGOSUR