Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga një mot i paqendrueshëm për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në qendër dhe jug të vendit deri në orët e mesditës e më pas për tu lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700-800 metër priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Artikulli paraprakNJË PERIUDHË E RËNDËSISHME PËR DASHURINË…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërREFUZIMI I KËRKESËS SË THAÇIT PËR TË MARRË PJESË NË VARRIMIN E TË ATIT/ GRENELL NDAN POSTIMIN E RAMËS KUNDËR GJYKATËS SPECIALE: NJË TRIBUNAL I TURPSHËM