Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndureshme, ku do të mbizotëroi kohëzgjatja me diell por me temperatura të ulta e kryesisht ato në vlerat minimale.

Ditët e Martë e Mërkurë pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulëta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Artikulli paraprakKOHA PËR REFLEKTIM NË DASHURI DHE PUNË, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSHUMË SHQIPTARË RREZIKOJNË PENSIONIN, ULEN NDJESHËM VITET E NEVOJSHME TË KONTRIBUTIT