Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thuajse të gjithë relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -3 deri 7°C

në zona e ulëta -3 deri 16°C

në zona bregdetare 1 deri 16°C.

Artikulli paraprakNUK DUKESH SHUMË E BINDUR NË DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetër75% E TË PUNËSUARVE INFORMAL NË SHQIPËRI JANË TË VARFËR, OECD: PUNA E ZEZË E PËRHAPUR TEK PAGAT E ULTA