Shqipëria do të jetë sërish nën ndikimin e vranësirave të dendura, duke sjellë në vendin tonë, reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori Shqiptar ku edhe temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë.

Artikulli paraprakBEQARËT DUHET TË JENË TË GATSHËM PËR TË NJOHUR NJERËZ TË RINJ, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërNË PRAG TË FESTAVE, ÇMIMET E IMPORTIT BIEN, POR ÇFARË NDODH ME SHPENZIMET E QYTETARËVE?