Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet relativisht intensive dhe 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 4°C

në zonat e ulëta -2 deri 15°C

në zonat bregdetare 1 deri 15°C/Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Artikulli paraprakDUHET TË JENI SHUMË TË KUJDESSHËM NË MARRËDHËNIE, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetër“VËLLAI IM S’KA BËRË GJË”/ BASHKËSHORTJA DEL KUNDËR 50 VJEÇARIT QË VRAU KUNATIN: EDHE PO TË KETË NDODHUR…