Vendi ynë do të jetë me kthjellime në mëngjes në zonë perëndimore. Sipas Meteoalb gjatë ditës në verilindje do të shtohen vranësirat duke u pasuar nga reshje shiu dhe stuhi.

Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-20 gradë, ndërsa gjatë ditës variojnë nga 32 °C në veri deri në 31-35°C në zonat e ulëta.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perendim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Rajoni dhe Europa

Ishuj britanik po ndikohen nga vranësira dhe reshje shiu, ndërsa Europa Qendrore po ndikohet nga mot me diell dhe temperatura te larta, përjashtuar Ballkanin veri-lindor juglindor ku kemi reshje shiu dhe stuhi dhe temperatura të ulëta.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 22 QERSHOR 2022
Artikulli tjetërI DËRGUARI SPECIAL I QEVERISË GJERMANE PËR BALLKANIN: PREMTIMI PËR ZGJERIMIN E BE-SË ËSHTË I VLEFSHËM