Vendi ynë do të ndikohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zonat malore, ndërsa pritet një rënie e ndjeshme temperaturash deri në -6 gradë.
Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonës malore, duke sjell dhe në Verilindje dhe Juglindje të vendit flokë dëbore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që edhe në këto zona të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.
Era do të fryjë gjatë paradites mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë, por pasditja dhe mbrëmja sjellin dobësim të parametrit të erës.