Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. Ndërsa do të sjellë kalime vranësira nëpër territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten kostante në vlerat maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -12°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Brigjet e Detit të Zi, Europa Qëndror dhe ajo veriore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore. Por ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Lindore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulta do jenë dominuese.

Artikulli paraprakKUVENDI NIS PUNIMET TË HËNËN, GRAMOZ RUÇI: SEANCA FILLON NË ORËN 17:00, GAZETARËT DHE KAMERAT NUK DO HYJNË NË SALLË, POR DO LEJOHEN TË…
Artikulli tjetërE RRALLË, ZBARDHET NGA DËBORA SHKRETËTIRA E SAHARASË! TEMPERATURAT ZBRESIN DERI NË -2 GRADË CELSIUS