Vala e të nxehtit që ka përfishirë vendin prej tre javësh ka bërë që termometri të shkojë në deri në 38 gradë celius. Këto tëmperatura të larta kanë bërë që I nxehti të jetë I padurueshem për qytetarët.
Më të prekurit nga këto kushtë atmosferike janë mosha e tretë të cilët duhet të kënë më shumë kujdes pasi nga I nxehti mund të pësojnë më lehtë ndonjë infrakt.
Të pyetur sesi po e përballojnë këtë situatë, qytetarët shprehen se përpiqen të qëndrojnë në hijë pasi të ecesh në rrugët e qytetit në këto kohë është tepër e vështirë.
Ndërkohë mjekët vazhdimisht përserisin shmangien nga dielli që nga ora 10 e paraditës e deri tek 18 e pasdites, si dhe gjatë lëvizjes në këtë periudhe të nxehtë të mbani me vete ndonjë shishe ujë.
Ndërkohë meterologët kanë parashikuar që në ditët në vijim temperaturat priten të pësojnë një rënie të lehtë.