Ulja e temperaturave prej 2 javësh po shoqërohet me shtim të qarkullimit të virozave të stinës.

Mesatarisht, 250 fëmijë në javë janë paraqitur në urgjencën e Pediatrisë në QSUT, të prekur nga virozat dhe nga infesksionet respiratore.

Më shumë se 250 fëmijë në javë marrin ndihmë mjekësore në urgjencën e Pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi janë prekur nga virozat e stinës.
Pediatrët thonë se kryesisht të vegjëlit janë prekur nga infeskionet respiratore, dhe paraqesin simptomat klasike.

Florida Malkja: Nuk është shifër alarmante, është normale për stinën ku jemi dhe për klimën që është. Fëmijët paraqiten me kollë, hundë të zëna, ka raste me temperaturë.
Mjekët u bëjnë apel prindërve që të shmangin ambientet e mbyllura për fëmijët e tyre, ndërsa theksojnë që për ekzaminimet e para, ti drejtohen mjekut të familjes.

Florida Malkja: Këshillat që ne japim është mbajtja në ambiente të ngrohta, evitimi i ambienteve të mbipopulluara. Këto janë infeksione respiratore që përhapen nga një person në tjetrin me anë të kollitjes, tështimave, kontaktit.

Gjithashtu, mjekët sugjerojnë nënat që të ushqejnë fëmijët me ushqime të pasura me minerale, vitamina dhe fitokimikate, që ndihmojnë në eliminimin e mikrobeve dhe në forcimin e imunitetit.

Artikulli paraprakDHUNË DHE MASHTRIM 4 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërVIDHNIN BANESA ARRESTOHEN