Temperaturat e larta në të cilat ndodhet vendi duket se do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Sot termometri ka shënuar 38 gradë celsius, dhe po kaq pritet të jetë dhe nesër. Ditët e nxehta duket se do të arrijnë kulimin në mesin e javës që vjen më saktësisht të mërkurën dhe të enjten ku do të kemi një rritje prej dy gradësh , pra pritet që temperature të shkojnë 40 gradë celsius.

Vetëm të premten e 11 gushtit sipas meteorologëve pritet të ketë një rënie prej 5 gradësh kur temperature më e lartë do të shkoj 35 gradë dhe ajo më e ulëta 19 gradë celsius.

Sipas Shërbimit meteorologjik prej disa ditësh tashme vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore e të nxehtit afrikan duke bërë që temperaturat të jenë në kulmin e tyre.

Artikulli paraprakMBYTET 13-VJEÇARI NË PLAZHIN E VELIPOJËS
Artikulli tjetërDEPUTETI I SHKODRËS KA NJË FALENDERIM PËR GREQINË