Kthjellimet dominojnë motin në pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë paradites. Por mesdita sjellë kalime vranësirash nëpër terrior duke rrezikuar ndonjë shi në jugperëndim. Parashikohet që edhe nata të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa: Ishujt Britanikë dhe Europa Qëndrore mbeten me vranësira të dendura dhe shira të rrëmbyeshëm. Po ashtu më reshje dëbore vijon Gadishulli Skandinav. Ndërsa mot i kthjellët mbizotëron Rajonin e Mesdheut dhe Europën Lindore.

Artikulli paraprakAROME FESTASH – 21.12.2020
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJE NGA RRUGA E ARBËRIT: URA TJETËR PO MERR FORMË, VEPËR E SHUMËPRITUR