Ministri I Brendshëm Taulant Balla bën publike rezultatet e operacionit “Tempulli” ndërmarrë prej shtatorit 2023. Bëhet fjalë për 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, rreth 1600 kg kanabnis, mbi 18 kg kokainë e 12 kg heroine të sekuestruara.
Ministri Balla premton se do të vijojë aksioni ndërsa përgëzon dhe operacionin e fundit kur u zbulua droga e ardhur nga SHBA.
“Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre”