Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mbanë sërish Antidroga e Policisë së Tiranës. Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 165 persona në total.
Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’ dhe hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.
Në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje. Në Korçë 10 persona kanë rënë në pranga dhe disa janë shoqëruar, ndërsa në Elbasan raportohet për rreth 20 arrestime.
Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.