Tenderi për dëftesat, ministrja Karabina kallëzim penal për sekretarin Ndreca

Vazhdon përplasja mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Ministrja ka bërë një tjetër kallëzim penal për Ndrecën, duke e akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi sipas saj, Ndreca ka nënshkruar një kontratë në kundërshtim me ligjin, në emër të Ministrisë së Arsimit. Sipas deklaratës së ministrisë teknike të PD-së, Ndreca ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor një kontratë me nëj operator ekonomik me objekt: “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit Tetë milion e gjashtëqind mijë lekë pa TVSH. Firmosja e kësaj kontrate, sipas ministres Karabina, është abuzim dhe shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit. Kjo është padia e dytë ndaj sekretarit të Përgjithshëm. Me 12 qershor, ministrja teknike Mirela Karabina, e akuzoi Ndrecën në prokurori për shkelje të rënda ligjore jashtë kompetencave të tij që cenojnë procesin e maturës 2017, duke kërkuar lirimin nga detyra pranë DAP.

Artikulli paraprakNË TIMON E DEHUR, 18 VJEÇARJA REGJISTRON LIVE VDEKJEN E MOTRËS
Artikulli tjetërNARD NDOKA REAGON PASI E PERMENDI RAMA NE DEGJESEN PUBLIKE NE SHKODER