Në tetor tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës, shpejtësia 100 Km/h Ministria e Transporteve parashikon të hapë në tetor tenderin për ndërtimin dhe rikonstruksionin e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas.
Projekti parashikon rikonstriksionin e segmentit ekzistues Tiranë Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do lidhë kryeqytetin me Rinasin. Kosto e projektit është llogaritur të jetë 81.5 milionë euro. Sipas projektit të Ministrisë së Financave, Shpejtësia e lëvizjes së trenit do të jetë 100 km në orë. Distanca Tiranë-Durrës llogaritet të përshkohet për rreth 30 minuta. Projekti parashikon rehabilimin e stacioneve Vorë, Sukth, Shkozet. Projekti i rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, pritet të ndihmojë në transportin e rreth 1.4 milionë qytetarëve në vit dhe 240 mijë ton mallrave. Sipas analizave të kryera nga Ministria e Transporteve, segmenti Tiranë – Durrës – Rinas rezulton i vemti me interes për transport pasagjerësh. Segmentet e tjera paraqesin interes vetëm për transport mallrash. –