“Tenis Festival” është aktiviteti i sportit të tenisit që u zhvillua për herë të parë në kompleksin sportiv në Shkodër “Adriatic Tenis Park”. Sportistë nga Rajoni por edhe vende të tjera të Europës të moshave nga 30 vjeç e deri në 80 vjeç morën pjesë në këtë turne festiv që në Shkodër zhvillohet për herë të pare.

Pjesëmarrësit nga Kosova vlerësojnë këtë aktivitet i cili i bashkon më shumë.

Andrey Pushkin, është një rus i cili jeton në Serbi dhe ka pranuar ftesën për t’iu bashkuar këtij aktiviteti. Ai është larguar nga Rusia për shkak edhe të luftës ndaj Ukrainës duke mos qenë dakord.

Ndërkohë paralelisht me festivalin e tenis në kompleksin “Adriatic Tenis Park” u zhvillua edhe kampionati i volejbollit në rërë mes ekipeve të ndryshme të Shkodrës.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetër21 URDHËR-ARRESTE PËR GRUPIN KRIMINAL, SPAK: TRAFIKONIN DROGËN NGA SIRIA DREJT SHQIPËRISË DHE MË PAS VENDEVE TË BE-SË