Rreth 100-sportistë, përfaqësues të 20-shteteve të ndryshme të botës, po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të tenisit “Shkodra Open 2024” për grupmoshën U-12, që po zhvillohet për disa ditë me rradhë në kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” të Shkodrës. Ky kampionat, i pari i këtij viti, ka vendosur përballë njëri-tjetrit tenistët e rinj deri në 12-vjeç, teksa mes tyre janë edhe emra premtues për të ardhmen. Njëra prej organizatorëve, Blearta Ukëhaxhaj, tregon më shumë rreth këtij turneu.

Trajneri nga Malta, Mark Bonniçi, thotë se ndihet shumë i lumtur që është pjesë e këtij turneu.

Ndërkohë, edhe dy tenistët, Dariya Kamenova nga Kazakistani dhe kosovari Heron Ajeti, tregojnë për përjetimet e tyre që po kalojnë në këtë turne.

Aktiviteti në fjalë do të zgjasë deri me datë 31-mars, teksa në ditët në vijim do të ketë edhe ballafaqime interesante dhe me rivalitet.

Artikulli paraprak“ATLETIK KLUB SHKODRA” NISET DREJT ITALISË
Artikulli tjetërSFIDAT E GAZETARËVE TË RINJ NË SHQIPËRI