Ulqini bëri bashkë liderët shqiptarë, kryeministrin Edi Rama, homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Këtë herë nuk i bashkoi politika por koncerti i tenorit me famë botërore Rame Lahaj që çeli zyrtarisht sezonin turistik.
Nga kryeveprat botërore tek pjesët e zgjedhura shqiptare, për afro 2 orë Lahaj i dhuroi publikut ulqinak dhe miqve nga Shqipëria e Kosova një mbrëmje unike. Një zë që u shkri me flladin e detit poshte themeleve të kalasë së vjetët të Ulqinit.

Artisti e kishte një brengë që lidhej me situatën që po kalon Kosova në këto javë.

Kryetari i komunës Ulqin Omer Bajraktari thotë se ky do të jetë sezon më i mbarë, ndërsa vlerëson bashkëpunimin me Velipojën për zhvillimin e turizmit në dy anët e kufirit.

Organizatorë të kësaj ngjarje të rëndësishme ishin Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Qendra për Kulturë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Malit të Zi.

Artikulli paraprakLEZHA E “MBUSHUR” ME KANABIS
Artikulli tjetërLEGALIZIMI I KANABISIT, SHKODRANËT KUNDËR