Të pandehurit në procesin ndaj Emiliano Shullazit kanë replikuar me trupën gjykues në seancën e kësaj të enjte.

Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Saida Dollani të tregojë para medias se nga kush është kërcënuar dhe mos baltosë emrin e tyre e ta përdorë si pretekst për të kaluar vettingun.

Ndërsa gjyqtarja Dollani i ka kërkuar të mos fyej gjykatën duke e urdhëruar të nxjerr jashtë salle. Gjatë seancës është bërë sërish kërkesë për përjashtimin e Dollanit, e cila rezulton se deri më tani është e 8-të kërkesë.

Ky proces në apel shtyhet për më shumë se 1 muaj, ku shkak është trupi gjykues i cili kundërshtohet nga të dënuarit në shkallë të parë.

Artikulli paraprak102-VJEÇARJA VRET TË MOSHUARËN NË AZIL
Artikulli tjetërVANGJEL DULE KËRKON SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT