Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmoje Ukrainën javën që vjen, Shqipëria u ka bën thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Ukraina.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Jashtme, thekson se po ndjek me vëmendje zhvillimet pranë kufirit ukrainas, dhe duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: ambasada@albania.waw.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al dk@mfa.gov.al

Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.’- njofton MEPJ.

Artikulli paraprakTREG I PAKONTROLLUAR I NAFTËS NË KOSOVË, BRENDA KATËR MUAJVE ÇMIMET U RRITËN DERI NË 25 CENTË
Artikulli tjetërMALESI E MADHE, NDALOHET 23-VJEÇARI I DYSHUAR PER KULTIVIM TE BIMEVE NARKOTIKE