Ukraina njoftoi mesditën e kësaj të mërkure se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi u bë i ditur nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Vendimi erdhi pas një mbledhje të këtij Këshilli. Zyrtari i lartë ukrainas Oleksiy Danilov tha se gjendja e emergjencës shtetërore do të vendoset në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset fillimisht për 30 ditë. Megjithatë, siç shkruan BBC, kjo lëvizje duhet të aprovohet më parë nga parlamenti Ukrainas.

Artikulli paraprakRAMA JEP DËSHMINË TE INCENERATORËT: S’KAM ARDHUR KËTU PËR AFERË, PO SHKELNI LIGJIN ME OPINIONET TUAJA
Artikulli tjetërMAJLINDA ANGONI: ME 6 MARS BASHKIA DO TU KTHEHET QYTETARËVE