Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka zhvilluar një komunikim telefonik me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani.
Begaj shkroi se gjatë bisedës u informua mbi gjendjen në veri të Kosovës ndërsa shtoi se ka inkurajuar vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Postimi i plotë:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre. I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Artikulli paraprakSHFAQET KOMEDIA “ZHURMAT PËRTEJ JETËS”
Artikulli tjetërCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 9 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT