Tensionet në Ballkan, Alfano: BE të afirmojë rolin si partner

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano ndodhet në një vizitë në Tiranë ku përcolli mesazhin se Bashkimi Europian duhet të afirmojë rolin si partner në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu bëri apel për kujdes me retorikat nacionaliste. Angelino Alfano:“Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për të gjithë Europën. Jemi duke asistuar në një shfaqje progesione të tensioneve në vendet e rajonit që është shoqëruar nga ana e disa liderëve politikë dhe nga një retorikë nacionaliste, për këtë BE duhet të riafirmojë rolin e vet si partner kryesor në të gjithë këtë rajon dhe të dërgojë një mesazh të fortë konkret impenjimi në të gjithë Ballkanin Perëndimor”

Artikulli paraprakKAPET GOMONIA ME 800 KG HASHASH, DY NË PRANGA
Artikulli tjetërOPERACIONI ANTI-DROGË NË ITALI, SHUMË SHQIPTARË TË ARRESTUAR