Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ndërsa thekson se situata është provokuar nga Beogradi zyrtar.

Në një postim në ‘Facebook’, thekson se pas këtyre tensioneve fshihen bandat kriminale serbe që operojnë në Kosovë.

REAGIMI I METËS
Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës. Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale. Kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ LËVIZJE NË QEVERI, SHKARKOHET ZËVENDËS MINISTRI I ENERGJISË, KUSH E ZËVENDËSON
Artikulli tjetërMOTI I ACARTË NË SHBA, RRITET NUMRI I VIKTIMAVE DHE I GRABITJEVE NË BUFFALO