Ish-kryeministri Sali Berisha tha se shfaqja e opozitës sot në Kuvend ishte reagim si formë e një mosbindje civile.
Në një deklaratë për gazetarët, pas mbylljes së seancës plenare, e cila u zhvillua mes kaosit dhe tensionet, Berisha tha se Rama i ka mohuar opozitës ngritjen e 8 komisioneve.
“Patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile. Një grevë të përkohshme, protestash-grevë nga deputetët e opozitës, me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris, de-facto jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e maxhorancës, por ajo diktohet nga kushtetuta për ngritjen e një komisioni sapo të mblidhen 35 firma. Anëtari i familjes së tij, (të Ramës), thjeshtra, që në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik.”, tha Berisha.
Berisha mes të tjerash tha se opozita nuk e ka me deputetët e PS-së aksionin, por me Ramën dhe ministrin Taulant Balla.