Kryeministri Edi Rama ka ndezur qirinj për viktimat e shkaktuar nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri. Në një video të publikuar në Facebook, Rama shfaqet në ambientet e jashtë të Kryeministrisë, teksa ka ndezur disa qirinj.
E hëna (13 shkurt 2023) u vendos ditë zie nga qeveria shqiptare. Sakaq këtë të hënë siç edhe u paralajmëruar u zhvillua protesta e opozitës jashtë Kuvendit. Paralelisht u mbajt edhe seanca plenare që u shoqërua me tensione dhe debate për rreth një orë e gjysmë debat.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin për korrupsion, ndërsa bëri me dije se edhe të enjten do të ketë protestë.