Policia e Shtetit ka ndërhyrë njëherazi në të 5 pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të ‘mosbindjes civile’ për të liruar rrugët e bllokuara nga qytetarët. Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit, ku nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve, qytetarëve dhe zyrtarëve të opozitës në njërën anë dhe policisë në anën tjetër.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i pozicionuar te sheshi Wilson, ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se do të përballen me kallëzime penale.

“Po shkelni kushtetutën, po shkelet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të protestuar. Ta harrojë Ervin Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, dhe drejtori i Policsë, i caktuar nga bandat, se mund të frikësojnë qytetarët. i bëj thirrje të mos provokojnë qytetarët”, tha Bardhi.

Artikulli paraprakBERISHA: MOSBINDJA CIVILE DO RRËZONOJË PËR VITE ME RADHË
Artikulli tjetërNOKA PËR DHUNIMIN E GJEKMARKAJT: AKT I PAPRECEDENT