Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.
“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane. Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë:
“E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.” “Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”